Asnjë pacient në gjendje kritike, bie numri i atyre me oksigjeno-terapi

Klinika Infektive e QKUK-së ka njoftuar se sot vazhdojnë të jetë të shtrirë në këtë repart 48 pacientë me COVID-19.

Sipas njoftimit, 43 janë në gjendje stabile, kurse 5 në trajtim me oksigjeno-terapi apo shtatë më pak se që u raportua dje.

Në gjendje kritike nuk është asnjë pacient tash për tash.

“Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, nuk ka raste të reja të infeksionit brendaspitalor”, thuhet në raport.

Deri më tash, në Kosovë janë shënuar 669 raste me COVID-19, 19 kanë vdekur dhe 159 janë shëruar.