Interi është mundur sot nga Atalanta me rezultatin 4-1 duke u shpërfyturuar plotësisht.

Pas formës së mirë që po kalonte deri në këto momente, zikaltërit pësojnë disfatën e madhe.

Goli i tretë i këtij takimi, është shënuar nga mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti, vetëm pak minuta para se të përfundonte takimi.

Ky ishte goli i parë në kampionat për mbrojtësin kuqezi, i cili pas ka luajtur edhe titullar këtë ndeshje së bashku me Berishën.

Me këtë 3 pikësh, Atalanta ngjitet në vendin e 6-të në kampionat në zonën e Europa League, me 18 pikë, ndërsa Interi merr një humbje që i rrezikon seriozisht Championsin.