Atdheu i hedh thumb konkurrentit, pasi Jasmina postoj fotografi me bluzën e tij

Para disa ditësh Jasmina postoi në rrjete sociale një foto, në të cilën shihej veshur me një bluzë që më herët ja kishim parë njërit prej djemve të “Për’puthen”, Erlindit.

Ky detaj mori vëmendjen e të gjithëve, por jo aq sa komenti që i la Atdheu.

“Anticovidi im”, i komentoi ai shoqëruar me një emoji me sy me zemra.

Mirëpo ndërkohë që të gjithë po mendonin se bluza ishte e Erlindit, Atdheu sot na ka vërtetuar të kundërtën.

Për më tepër ai ka berë një postim, që hapur duket se është një thumb për Erlindin.

Atdheu shihet duke udhëtuar me makinë, tek sa vendos në fokus bluzën me të cilën Jasmina u pa në rrjete sociale para pak ditësh.

Përmes këtij mesazhi ai dëshiron të tregojë se bluza në fakt ka qenë e tij dhe jo e Erlindit, që mori vëmendjen e të gjithë fansave.

“Unë qka e pështyj nuk e lëpij pilivesë”, ka shkruar Atdheu përkrah videos së tij, tek sa shihet se buzqesh me ironi poshtë maskës.