Atifete Jahjaga realizon fotosesion te Fadil Berisha në New York

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, javë më parë u nis drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjatë qëndrimit në New York, Jahjaga është marrë edhe me shumë aktivitete që ndërlidhen me fondacionin e saj, mes të tjerash, presidentja e katër e Republikës së Kosovës gjeti kohë edhe për realizimin e një sesioni të veçantë fotografik, në studion e fotografit të njohur shqiptar, Fadil Berisha.

Ky i fundit i ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram fotografitë që ia ka realizuar Jahjagës në studion e tij, raporton telegrafi.

“Fotosesion me ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga”, shkroi ndër të tjerash fotografi shqiptar me renome ndërkombëtare në mbishkrimin e fotografisë.