Web Analytics
BallinaSHOWBIZAurela Gaçe: Bëj pompa në skenë për të treguar forcën e gruas

Aurela Gaçe: Bëj pompa në skenë për të treguar forcën e gruas

Këngëtarja Aurela Gaçe ditë më parë ka qenë e ftuara në emisionin “Goca dhe Gra” të Top Channel, në një intervistë plot energji, artistja komentoi edhe pompat që bën ajo herë pas here nëpër koncerte.

Ajo u shpreh se këtë veprim e bën për të treguar forcën femërore dhe se po të dojë njeri gjithçka arrihet.

“Bëj pompa në koncert duke kënduar se janë një brez që vetëm bën ‘twerk’, mirë bëjnë se e dredhin por janë ‘play back’, mirë bëjnë nuk jam kundra, por edhe të këndojnë”.

“Unë që nuk bëj dot ‘twerk’ se më zuri vonë, unë e bëj për të treguar forcën e gruas e një njeriu që po të dojë gjithçka arrihet. Nuk është kollaj të hidhesh, provoni që të hidheni dy minuta… E nisa me shaka”, ka deklaruar Aurela./telegrafi

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,003NdjekësitNdjek

Të Fundit