Aurela Hoxha tregon hallin që e ka zënë me buzët

Modelja dhe biznesmenia shqiptare, Aurela Hoxha komentohet gjithmonë për pamjen e saj dhe merr të gjithë vëmendjen me fotot apo videot që poston në Instagram.

Së fundmi Aurela postoi një foto ku shfaqej superseksi, e veshur me të brendshme dhe pozën e kishte realizuar në kuzhinë.

Modelja shfaqej me një look ndryshe, me paruke bjonde të shkurtra.

Mirëpo një ndjekëse nuk e ka pëlqyer pamjen e Aurelës dhe e kritikon për flokët dhe për buzët.

“Me fal qe po ta them se e di qe e merr negative po shume me e mire ke qene sesa je bere, buzet aspak bukur po ashtu dhe flokët”.

Ndërsa Aurela tregon se me buzët e ka zënë halli sepse kur e heq mbushjen, njerëzve nuk u pëlqen.

Por edhe kur i mbush, sërish kanë kritika.