Austria merr masa drastike, nuk do lejojë asnjë italian të futet në territorin e vet

Austria ka vendosur që të mos lejojë asnjë person të futet në territorin vet nga Italia, pavarësisht nëse janë ose jo të prekur nga virusi.

Italia njoftoi se sot kanë vdekur 168 perosna nga koronavirusi, ndërsa numri i të infektuarave ka arritur në mbi 10 mijë.

Shifrat mund të jenë edhe më të larta, nga momenti që mungojnë ende disa të dhëna nga Lombardia, rajoni më i prekur nga koronavirusi.

Ndërkohë, austriakët që po qëndrojnë në Itali, pritet që të riatdhesohen dhe të futen në karantinë.

Lajmi për ndalimin u bë i ditur nga kryeministri, Sebastian Kurz.

Lëvizja është ndryshe nga hapat e ndjekur nga vendet e tjera anëtare të BE-së për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.

Numri i personave të prekur nga koronavirusi i ri (Covid-19) i cili u shfaq në qytetin Wuhan të Kinës dhe më pas u përhap në të gjithë botën ka tejkaluar numrin prej 114.000 personave.

Faqja e internetit “Worldometer” e cila përpilon të dhëna të reja lidhur me rastet e reja të vendeve ku është regjistruar Covid-19, ka përditësuar në 114.458 numrin e rasteve të koronavirusit në të gjithë botën.

Gjithashtu në faqen e internetit thuhet se për shkak të Covid-19 kanë humbur jetën gjithsej 4.027 persona ndërsa 64.270 janë shëruar.