Ava Max: Krenare me prejardhjen time dhe të gjitha femrat shqiptare që po na përfaqësojnë

Një peticion që kërkon nga kompania “Apple” që të vendos Kosovën në hartë ka bërë bashkë shqiptarët kudo në botë, duke nisur nga emrat më të mëdhenj të muzikës si Dua Lipa dhe Rita Ora.

Dy yjet e muzikës që padyshim konsiderohen krenaria më e madhe e shqiptarëve ka bërë buj të madhe me postimet e tyre në rrjetet sociale, kjo duke nxitur edhe reagime të shumta nga ana e serbëve të cilët i “bom.barduan” me komente negative.

E kësaj iniciative i është bashkuar edhe një tjetër këngëtare e suksesshme e muzikës, që dita e ditë po bëhet një emër i njohur në botë.

Bëhet fjalë për Ava Max e cila ka pos tuar në llogarinë e saj të Instagramit pos timin që Rita Ora bëri dje duke kërkuar nga “Apple” vendosjen e Kosovës në hartë, ndërsa Ava Max nda u edhe një tjetër pos tim në të cilin tregoi se sa krenare ndihet për prejardhjen e saj.

“Duartrokitje për të gjitha artistet e forta shqiptare të cilat po bëjnë më të mirën e tyre në këtë kauzë.

Krenare me prejardhjen time, dhe të gjitha femrat e pavarura, pasiononte dhe të forta që po e përfaqësojnë atë”, ka shkruar Ava Max në postim./Indeksonline/