Avdullah Hoti: Gjendja mund të bëhet alarmante

Zëvendës kryeministri, Avdullah Hoti ka bërë një shkrim në lidhje me situatën me koronavirusin por edhe situatën politike në të cilën është duke kaluar Kosova.

Hoti ka thënë që mesazhi i tij për sot është që gjendja mund të bëhet alarmante.

Po ashtu ai ka thënë që do të jenë në kontaktë tërë kohën që ta ndajnë barren me familjet.

Përveq tjerash Hoti ka përsëritur thirrjen e vazhdushme për qëndrim në shtëpi./Indesonline/.

Postimi i plotë:

Në këtë situatë, kur kemi drojë për shëndetin e familjarëve, miqve dhe gjithë të tjerëve, e kalojmë me solidaritet dhe lutje tek Zoti.

Nuk dua t’iu ngarkoj me zhvillimet politike.

POR, JU GARANTOJ SE KJO QEVERI ME LDK-në BRENDA SAJ, PËR AQ KOHË SA DO TË ZGJASË, DO JETË NË KRYE TË DETYRËS PËR TU PËRBALLUR ME SITUATËN.

ASNJË DETYRË SHTETËRORE-INSTITUCIONALE NUK DO TË NDIKOHET NGA ZHVILLIMET POLITIKE.

Liderët botërorë, si Merkel e Trump, kanë dhënë mesazhe alarmante, jo për panik, por për vetëdijesim, duke ju treguar qytetarëve të vërtetën për rrezikun që ata të respektojnë udhëzimet shëndetësore.

Ky ka qenë qëllimi i mesazheve të secilit nga ne, edhe i z.Veliu. Ky është edhe mesazhi im sot – gjendja MUND të bëhet alarmante.

Do të jemi në kontakt tërë kohën për të ndarë barrën me secilën familje. Qëndroni në shtëpi, përveç kur është e domosdoshme të dilni.

Kur të ktheheni, dezinfektoni rrobat dhe gjërat që sillni në shtëpi.

Rrugë tjetër nuk ka për të kaluar këtë pandemi.

Të lutemi së bashku që ta kalojmë këtë situatë sa më parë dhe të shihemi në punë e në ballafaqime tona të zakonshme, që janë pjesë e jetës normale dhe zhvillimeve demokratike.