Avdullah Hoti kërkon që të hiqet taksa menjëherë

Zëvendës Kryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti ka bërë një postim përmes të cilit ka kërkuar heqjen e taksës.

“Taksa duhet të hiqet sot, menjëherë”, ka shkruar Hoti.

Po ashtu Hoti ka thënë që vëmendja duhet të jetë në situatën e krijuar nga Covid-19 e jo në lojëra politike.

Postimi i Plotë:

Taksa duhet të hiqet SOT, MENJËHERË, PLOTËSISHT.

Nuk ka vend për taktizim politik me partneritetin tonë me ShBA.

Lojërat politike se a jemi me BE apo me ShBA nuk i shërbejnë forcimit të shtetësisë së Kosovës e të lidhjeve me partnerët tanë.

Vëmendja e jonë duhet të jetë në menaxhimin e situatës së krijuar nga Covid-19, e jo në lojëra politike që qojnë në DISTANCIM të SHBA-së nga Kosova, siç ka nisur me bllokimin e fondeve të MCC-së për Kosovë, të nënshkruara nga Qeveria Mustafa.