Avioni me pajisje mjekësore kundër koronavirusit merr flakë gjatë uljes. 8 të vdekur, mes tyre mjekë e infermierë

Një avion në Filipine që kishte ngarkuar pajisje mjekësore në luftën kundër koronavirusit, është përfshirë nga flakët dhe si pasojë kanë humbur jetën 8 persona.

Avioni ka marrë flakë në pistën e aeroportit në Manila, pasditen e sotme.

Lajmi bëhet i ditur nga New York Times.

Si pasojë ka gjetur vdekjen një pacient së bashku me 7 persona të tjerë, përfshirë ekuipazhin dhe personelin mjekësor.

Pacienti që humbi jetën ka shtetësi kanadeze.

Në bordin e avionit ndodhej e dashura, filipino-amerikane e pacientit kanadez si dhe 6 qytetarë filipinas, 4 prej tyre pjesë e ekuipazhit si dhe një mjek dhe një infermiere.

https://youtu.be/8F7EE0_RKcI

Qeveria filipinase ka konfirmuar se avioni, Lion Air, përdorej nga instituti kërkimor për ilaçet tropikale, në plan të parë në luftën kundër koronavirusit.

Shpërthimi i avionit, dyshohet se është shkaktuar nga humbja e karburantit/a.k/noa.al/