Babai i Dua Lipës e denoncon skandalin që e bëri Ministria e Integrimeve Evropiane

Një raport i brendshëm i Ministrisë së Integrimit Evropian (MIE), që tashmë i ka shkuar edhe Zyrës së Kryeministrit, shpalos detaje për një kontratë tjetër të madhe të nënshkruar nga ish-ministrja Dhurata Hoxha në vitin 2019.

Në mesin dy kontratave të mëdha për lobim që u nënshkruan nga Dhurata Hoxha, sa ishte në krye të Ministrisë së Integrimit Evropian (MIE), është edhe ajo me kompaninë franceze “MAJORELLE PR & Event”.

Një dokument i brendshëm i MIE-së, të cilin e ka siguruar Buletini Ekonomik, tregon sesi kjo kompani u pagua 168 mijë euro për disa shërbime fare të thjeshta.

Aktiviteti kryesor i saj ishte që ta njoftonte ministrinë në baza mujore lidhur me atë se çfarë shkruanin mediat franceze për Kosovën.

“Nga raportimet e këtij operatori ekonomik për shërbimet e kryera në emër të MIE dhe natyrën e shërbimeve, dalin dyshime mbase të bazuara se a i’a ka vlejtë të paguhen 28,000.00 euro në muaj për shërbime të tilla (si p.sh. përcjellja e shtypit francez etj; se a e kanë përmendur ose jo Kosovën, etj;), gjë e cila do mund të bëhej edhe nga Kosova, me një kërkim të thjeshtë duke shkruar fjalën “Kosova” bashkë me datën përkatëse në Google”, thuhet në këtë raport, që tashmë i ka shkuar edhe Zyrës së Kryeministrit, shkruan Boletini Ekonomik.

Raporti është përgatitur pas ardhjes së Blerim Rekës në krye të Ministrisë së Integrimit Evropian.