Web Analytics
BallinaSHOWBIZ“Babai ndërroi jete në duart e mia”, gazetarja Qeqa Krelani rrëfen momentin...

“Babai ndërroi jete në duart e mia”, gazetarja Qeqa Krelani rrëfen momentin e rëndë

Gazetarja nga Kosova, Qeqa Krelani ka folur së fundmi në një intervistë për babanë e saj të ndjerë.

Në një intervistë për “Jeto me orën”, gazetarja tregoi se i ati kishte ndërruar jetë në krahët e saj ndërsa shtoi se nuk ishte gjallë për të parë sukseset e saj dhe të motrës, Flaka Krelanit.

“Babi ka hjek shumë si person se i kanë nderruar jete motrat dhe vëllezërit shumë të rinj.

Edhe prindërit, dhe ai ka vujt gjithmonë.

Jeta ka shumë padrejtësi dhe nuk e kuptoj.

Babi nderroi jete shumë i ri nga një atak në zemër dhe ka qenë e rëndë sepse ka nderruar jete në duart e mia.

Unë kam qenë shumë e vogël.

Kam qenë 15, 16 vjeçare dhe ndaj nuk i besoj jetës sepse mendoj se gjithçka kryhet për 5 minuta sepse ai ndërroi jetë në duart e mia për 5 minuta.

Prandaj nuk i besoj jetës se njerëzit që i kam dashur më së shumti në jetë ose kanë ikur nga kjo jetë ose kanë ikur nga ky vend.

Babi iku nga kjo jetë ndërsa Flaka nga ky vend.

Çdo 5 minuta mendoj se mund të ndryshojë diçka.

Më vjen shumë keq që nuk ka jetuar për të shijuar suksesin tim dhe suksesin e Flakës.”, tha ajo.

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,000NdjekësitNdjek

Të Fundit