Një amerikan ka marrë kritika të shumta, pasi publikoi në Facebook një fotografi të vajzës së tij të vogël duke mbajtur një pushkë.

Christopher Duffy nga Connecticut e ka fotografuar vajzën e tij gjashtëmuajshe, Genevieve, duke e mbajtur pushkën, në një dyqan lokal armësh.

“Të shohësh një foshnje duke mbajtur duart mbi një armë, është pamje shqetësuese për shumë njerëz”, ka komentuar Caroline Leary, transmeton InfoKosova.

“Edukim? Kë të edukojmë? Foshnjën?

Një armë zjarri për sigurinë e një gjashtëmuajsheje? Nuk mendoj ashtu”, është një tjetër kritikë.

Reagimi i Duffyt ishte:

“Janë shqetësuar njerëzit? Unë nuk i detyroj fëmijët e tyre të bëjnë asgjë…”./InfoKosova/

Shiko Videon: