“Baby thirrëm Miss”, kështu e paralajmëron këngën e re Ronela Hajati

Hite e këngë te shumta janë paralajmëruar nga estrada shqiptare këto ditët e fundit, të cilët janë duke u bërë gati për sezonin veror.

Ani pse nuk do te jete si verat e tjera, kjo për shkak të Covid 19 nga paralajmërimet mund të shohim se këto këngë janë ritmike dhe asnjë virus nuk do t’i ndalë.

E fundit qe ka paralajmëruar një këngë të re është edhe Ronela Hajati e cila gjithmonë spikat me këngët e saj, sidomos gjate stinës verore.

“Siç e do tradita, mua me takon te bej një këngë budalliqe si çdo here”, ka shkruar Hajati ne instastory.

Burime nga Gazeta Express mësojnë se kjo këngë do te jetë solo dhe do ta shohim Ronelen provo.kuese si çdo herë.

Këngë vetëm se ka përfunduar dhe këngëtarja ka filluar xhirimet e klipit në qytetin e bukur Ksamil./Gazeta Express/