Bahtiri përshendet vendimin e Qeverisë për shkarkimin e Bordit të “Trepçës”: Më shumë ishin politik se sa profesional

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, e ka përshendetur vendimin e Qeverisë së Kosovës për shkarkimin e Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes “Trepça”, duke thënë se ky menaxhment më shumë ishte politik se sa profesional.

I pari i Mitrovicës thotë se “Trepça” është keqpërdorur e keqmenaxhuar nga menaxhmentet e saj pa përjashtim që nga paslufta, shkruan Veriu.info.

Ja postimi i Agim Bahtirit:

E përgëzoj Qeverinë e Kosovës dhe në veçanti Kryeministrin Albin Kurti për vendimin e marrë për shkarkimin e Bordit Mbikëqyrës të “Trepçës”, pasi që ky menaxhment më shumë ishte politik se sa profesional e zhvillimor për këtë ndërmarrje.

E vetmja gjë e mirë që i ka ndodh në këto 20 vite pas luftës ndërmarrjes “Trepça” është statuti i ri i saj, përderisa ky gjigant ekonomik është keqpërdorur e keqmenaxhuar nga menaxhmentet e tij pa përjashtim.

“Trepça” tash më shumë se kurrë, ka nevojë për investime të mirëfillta që e zhvillojnë dhe e ngritin në nivel të lartë, duke hapur kështu mundësi të reja për krijimin e vendeve të punës dhe profit për Mitrovicën dhe gjithë Kosovën.

AB

E përgëzoj Qeverinë e Kosovës dhe në veçanti Kryeministrin Albin Kurti për vendimin e marrë për shkarkimin e Bordit…

Gepostet von Agim Bahtiri am Samstag, 29. Februar 2020