Bajo zbulon lidhjen e fshehtë me ish-konkurrenten e “Përputhen 2”

Ish konkurrenti i Përputhen 3 ka treguar për jetën e tij private.

I ftuar në ‘Shqipëria Live’, Bajo zbuloi se ka pasur një lidhje me një konkurrente nga ‘Përputhen’ e sezonit të dy, duke mos dashur që të tregojë identitetin e saj.

Bajo tha se bashkëjetonte prej 4 muajsh me vajzën në fjalë dhe se vazhdonin lidhjen e tyre edhe gjatë 2 javëve të para që ai ka qenë pjesë e emisionit.

Fill pas kësaj dyshja janë ndarë pasi vajza ka zgjedhur të largohet!

Bajo, Ke patur lidhje me një konkurrente të mëparshme me një konkurrente nga ‘përputhen 2’.

Bajo:Kam qenë në lidhje me të 2-3 javët e para që kam qenë në emision, e kam pasur në shtëpi.

Bëmë një pakt bashkë, shiko se unë i kam synimet e qarta më prit por nuk më priti edhe pse e doja.

Ja bëra të qarta para se hyja, te pjesa e famës dhe për ta përdorur si trampolinë drejt biznesit.

Ajo nuk duroi dot presionin dhe u largua më vjen keq që jam ndarë pasi 4 muaj bashkëjetesë kalova me të, lidhje kam më tepër.

Ajo femër ka një familje dhe e kam dashur realisht dhe nuk ja vlejti që mora pjesë në ‘Përputhen’ dhe e humba.

E kam takuar, arritëm një konsesus nga të dyja palët, ajo në hallin e vet edhe unë në timen, tani i them live që të kam dashur shumë, por edhe një libër po ta lexosh dy herë nuk ka sens.