Bajqinovci: LDK ka marrëveshje të fshehtë me PDK-në për ta rrëzuar Kurtin

Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci nëpërmjet një postimi në Facebook ka komentuar deklaratën e deputetit të LDK-së Arban Abrashi se po e rrëzojnë Qeverinë Kurti se po prish marrëdhëniet me SHBA-në pasi nuk po heq taksën.

Bajqinovci thotë se Kurtin po e rrëzojnë pasi kanë marrëveshje të fshehtë me Thaçin për ta larguar nga Qeveria.

“Qeveria Kurti po bën punë shumë të mira, më shumë se qeveritë e kaluara që udhëhoqën me kombinacione të ndryshme.

Ne shkarkuam bordet që kishin vjedhur, shkatërruar dhe falimentuar kompanitë publike, e të cilat ishin emëruar pikërisht nga qeveritë e kaluara” shkruan Bajqinovci në Facebook.

Postimi i plotë:

https://www.facebook.com/mefail.bajqinovci/posts/10222189637871090