Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka thënë se koalicioni qeverisës mes tyre dhe LDK-së duhet të ndodhë.
Sipas tij nuk ka kurrfarë tendence për ta nënshtruar LDK-në, transmeton Klan Kosova.
“Ne vazhdojmë ta konsiderojmë LDK’në partnerin e vetëm të mundshëm me të cilin duam të qeverisim bashkë.
Ne këtë po e tregojmë për çdo ditë me vullnetin për t’i diskutuar të gjitha mënyrat e mundshme për arritje të marrëveshjes”, ka shkruar ai në Facebook.