Bajrami: MASHTI të merr vendim që mësimi të zhvillohet në shkolla dhe me orar të plotë

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se pandemia COVID-19 ka goditur rëndë arsimin në vend.

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, Bajrami theksoi se organizimi i mësimit online ani pse në kohë rekorde, nuk e ka kompensuar në tërësi mësimin në shkollë.

“Kjo situatë përcillet me efekte të gjata.

Është përgjegjësi e Qeverisë që të hartoj strategji dhe programe për kompensimin e mësimit të humbur dhe zvogëlimin e pasojave që ka shkaktuar COVID-19”, ka thënë Bajrami, shkruan Telegrafi.

Ajo shtoi se më 11 mars 2020 kur OBSH shpalli pandeminë, Qeveria mori vendim për mbylljen e shkollave.

“Sikur në çdo vend të botës edhe te ne, MASHT-i në mars të vitit 2020, u detyruam që të ndërtonim një sistem të mësimit në distancë”, u shpreh Bajrami.

Ish-ministrja e arsimit, theksoi se pajtohen se arsimi nuk është në gjendjen që duhet të jetë, e kjo sipas saj është pasojë e okupimit.

“Pas rënies së rasteve me COVID-19, ne rekomandojmë që MASHTI të marr vendim që nga hëna që mësimi të zhvillohet në objektet shkollore dhe me orar të plotë”, u shpreh Bajrami.

Ajo kërkoi nga Qeveria Kurti që ta bëjë prioritet çështjen e arsimit, pasi që siç tha ajo kjo qeveri i ka numrat në Kuvend./Telegrafi/