Web Analytics
BallinaSHOWBIZBig Brother Vip Albania LiveBalina Bodinaku reagon ashpër ndaj Olta Gixharit, zbulon disa sekrete për të

Balina Bodinaku reagon ashpër ndaj Olta Gixharit, zbulon disa sekrete për të

Balina Bodinaku, ish-opinionistja e BB, ka folur për dy nga banorët më të komentuar të këtij edicioni, Luizin dhe Oltën. Teksa Luizin e quajti lojtarin më të fortë, për Oltën Balina kishte disa vërejtje duke u shprehur se brenda shtëpisë nuk po tregon personin e qeshur dhe sociale siç është jashtë.

“Që në fillim kur hyri dhe u përmend emri i saj e quajtëm pretendente kryesore. Olta hyri me qëndrimin e një personi që fitoren e kishte në xhep dhe askush dhe asgjë nuk mund t’ia hiqte.

Kush e njeh nga jashtë Oltën e tregon si një vajzë shumë të qeshur, sociale, spontane, gjë që nuk po e shohim në shtëpinë e Big Brother.

Po shohim ekzaktësisht të kundërtën dhe mendoj se ky tjetërsim i Oltës brenda shtëpisë mund të vijë edhe nga fakti që ajo është e ndërgjegjshme për atë që është, një aktore e njohur, shumë mediatike dhe për këtë arsye ajo meriton çmimin më shumë se kushdo tjetër.

Është pikërisht ky besim që mendoj e ka bërë atë të shfaqet agresive dhe arrogante jo vetëm me banorët brenda shtëpisë, por arrogante dhe sfiduese deri me produksionin”, u shpreh Balina.

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,003NdjekësitNdjek

Të Fundit