Baraliu: Dhënia e afatit nga presidenti për mandatarin nuk ka bazë kushtetuese

Njohësi i çështjeve kushtetuese Mazllum Baraliu, në një intervistë për Kosovapress ka thënë se dhënia e afatit prej 48 orësh nga ana e presidentit Hashim Thaçi, për Lëvizjen Vetëvendosje për ta mandatuar kryeministrin nuk ka bazë kushtetuese.

“Nuk afat kohor kur LVV duhet të propozojë mandatarin, por që thotë se do të duhej të vonohej shumë.

Rrjedhja e afateve kohore për formimin e qeverisë, Baraliu thotë se fillojnë në momentin kur LVV do të dërgojë tek presidenti emrin e kandidatit për kryeministër.

Pasi të ndodh kjo, ai thotë se rrjedh afati prej 15 ditësh për t’u formuar Qeveria “- tha Baraliu.

Ai shtoi se Kushtetuta e vendit do të duhej të përcaktonte të gjitha afatet, pasi sipas tij po krijohen shumë paqartësi.

Sa i përket mos arritjes së marrëveshjes mes LVV dhe LDK Baraliu thotë se është një papërgjegjësi e të dyja partive karshi votueseve.

Dje presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka pritur në një takim kryetarin e Vetëvendosjes Albin Kurti, por që sipas këtij të fundit ky takim nuk ka pasur efekte juridike.

Ndërsa ishte vet presidenti Thaçi, në një postim në Facebook ku ka thënë se i ka dhënë Kurtit 48 orë afat për të treguar nëse i ka numrat për të formuar Qeverinë.