Basha premton heqjen e takses në Rrugën e Kombit nëse e fiton qeverisjen

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka pritur sot në takim kreun e PD’së, Lulzim Basha.

Pas takimit, në një konferencë për media, kryeministri Hoti tha se e ka konfir muar për zhvil limet e fundit.

“E informova me detaje për ak tivitetet që po bëjnë ekspertët tanë që fatmirësisht ditëve të fundit kemi arritur që situatën me koronavirus ta sjellim nën kontroll.

Gjithashtu edhe për proceset me interes nacional sic është dialogu”, ka thënë Hoti.

Kreu i PD’së në anën tjetër tha se vjen në Kosovë në një moment të rëndësishëm për shtetin.

“Ky është qyteti im I dytë pas Tiranës jo vetëm për faktin se kam jetuar këtu, ka qenë shtëpia ime, por edhe pse e bëtë të tillë me vendimmarrjen tuaj për të më shpal lur qytetar nderi.

Ky është një moment i rëndësishëm dhe shumë sfida, po ndjekim me shqetësim përparimin e pandemisë COVID.

Gjy koj se me paketën ekonomike që ju keni, padisku tim ju vendos në krye të vendeve të rajonit dhe përbën një shembull edhe për Shqipërinë, ku situata është kriti ke.

Dua të ju përgëzoj për nisjen e dialogut dhe të ju shpreh përkrahjen time në këtë përqasje parimore që ka edhe mund të ketë vetëm një përfundim njohjen reciproke”, tha ai.

Basha ka premtuar edhe në Prishtinë se nëse arrin të fitojë postin e të parit të Qeverisë do të heq taksën në rrugën e kombit.

“Ato punë që I kemi nisur rruga e kombit dhe liberalizimi ekonomik do të vazhdojnë edhe më tej.

Një ndër vendimet e para si kryeministër në zgjedhjet e ardhshme do të jetë heqja e taksës dhe traut në rrugën e kombit, një vendim i padrejtë.

Dua të çmoj lartë qëndrimet tuaja dhe fokusin tuaj në aspektin e bashkëpunimit ekonomik Kosovë – Shqipëri.

Qëllimi i PD’së është të rikthejmë atë nivel bashkërendimi që kemi gëzuar në vitet 2007-2008 e më tutje”, tha ai.