Bashkatdhetarët vërshojnë aeroportin e Prishtinës

Mërgimtarët kanë ardhur nga vende të ndryshme për të votuar në zgjedhjet që do të mbahen të dielën në Kosovë.

Fotografi të realizuar nga Rromir Imami nga Albinfo.ch.

35 fluturime sot do të realizohen nga shtetet evropiane në aeroportin e Prishtinës.

Afrimi i datës së zgjedhjeve ka bërë që mërgimtarë nga Gjermania, Zvicra e vendet e tjera evropiane të vijnë në Kosovë, transmeton albinfo.ch.

Vetëm në ditën e djeshme, gjithsej kishte 16 fluturime që u realizuan nga shtetet evropiane drejt Prishtinës.

Ndërkohë, sipas autoriteteve nga aeroporti i Prishtinës, do të realizohen 35 fluturime nga shtetet e ndryshme evropiane, me theks të veçantë nga Gjermania, Zvicra dhe Austria.

Në Aeroportin e Prshtinës ka një fluks të madh të mërgimtarëve, që shumica e tyre kanë thënë për albinfo.ch se kanë ardhur vetëm për të votuar në ditën e zgjedhjeve të Kosovës më 14 shkurt.

Fluturime të shumta do të ketë edhe në ditën e zgjedhjve, (E diel), që sipas zyrtarëve të informimit nga ASHNA-ja do të realizohen 30 fluturime nga shtetet evropiane drejt Kosovës.

Shiko Fotot:

Shiko Videot: