Bashkë me Ministrinë e Shëndetësisë, artistët bëjnë apel të respektohen masat ndaj Covid-19

Rritja e numrit të madh të rasteve në Kosovë është bërë shqetësues, ndërsa vazhdimisht po bëhet apel tek qytetarët që të iu përmbahen masave parandaluese ndaj Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë ka realizuar së fundi një video ku ka përfshirë figura publike, duke përfshirë edhe artistë, për të rritur vetëdijen qytetare për vendosjen e maskave, ruajtjen e distancës dhe mbajtjes së higjienës personale.

Në mesin e personave në videon ishte humoristi i njohur i “Stupcave”, Osman Azemi dhe këngëtari i mirënjohur, Nysret Muqiqi, ndërsa video përmbyllet me një mesazh nga Ministri i Shëndetësis, Armend Zemaj.

https://www.facebook.com/597689407055317/videos/296043405152116

Ndërkohë, kujtojmë që vetëm sot u shënuan 213 raste të reja me Covid-19 në Kosovë./Indeksonline/