Bashkëpunëtorja e Osmanit: I besoj vetëm një emri- Vjosës

Inicimi i liderit të LDK-së, Isa Mustafa për shkarkimin e Vjosa Osmanit nga posti i nënkryetares, ka nxitur reagime të shumta.

Bashkëpunëtorja e Osmanit, Egnesa Vitia ka shkruar se ajo i beson vec një emri- Vjosa Osmanit.

“I kam besu, e i besoj veç një emri: VJOSA!”, ka shkruar Egnesa Vitia, pjesë e stafit të Osmanit në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

https://www.facebook.com/Egnesa.Vitia/posts/1507465246092688

Kundër shkarkimit të Osmanit ka dalë edhe Haxhi Avdyli e Fatmir Rexhepi.

Deputeti dhe anëtari i Këshillit të Përgjithshëm t LDK-së, Haxhi Avdyli ka dalë kundër propozimit të Isa Mustafës, për shkarkimin e Vjosa Osmanit nga posti i nënkryetares në parti.

Ai ka theksuar për Gazeta Blic se ka votuar kundër propozimit të Isa Mustafës.

“Unë, sapo votova kundër”, tha ai për Gazeta Blic.

Këtë iniciativë ai e ka quajtur diferencim, që u përngjan sistemeve të kaluara.

“Ky diferencimi ideopolitik të kapëseve të kreut të LDK-së i përngjan diferencimit të sistemeve të kaluara”, ka theksuar ai.

Sipas tij, askush s’ka me mund me diferencu atë që ka besimin e qytetarëve.

“Ka për t’u kthyer bumerang ky diferencim atyre që nisën atë, sepse votuesi e qytetari do i diferencon keq te kutia e votimit kur të vjen koha.

LDK është më madhe se Isa Mustafa e rrethi i tij”.