Bashkëshortet e kandidatëve të balotazhit

Sot (e diel) në 21 komuna të Kosovës po zhvillohet rundi i dytë i zgjedhjeve lokale, ku po garojnë nga dy kandidatë për kryetar komune.

Një garë e tillë është edhe në kryeqytet, ku për kryetarë të Prishtinës në balotazh janë Arben Vitia i LVV-së me 45.54 për qind të votave dhe Përparim Rama i LDK-së me 29.17 për qind të votave.

Në orët e para të mëngjesit të dy kandidatët kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre të votës, të cilët u panë përkrah bashkëshorteve të tyre.

Të dyja bashkëshortet e kandidatëve për kryetarë të Prishtinë morën vëmendje me stilin dhe elegancën që paraqitën gjatë procesit të hedhjes së votës në kutitë e votimi.

Bashkëshortja e Përparim Ramës, Kristale Rama u pa e veshur me një bluzë ngjyrë blu, pantallona dhe xhaketë elegantë ngjyrë të kaltër kobalti të kombinuar me një shami rreth qafës me ngjyra blu, bardhë dhe ari dhe maskë me të njëjtën ngjyrë.

Në anën tjetër, edhe bashkëshortja e kandidatit tjetër, Arben Vitia, Merita Kasumi-Vitia, shfaqi elegancë e veshur me një fustan me ngjyrë kafe dhe xhaketë të gjatë ngjyrë bezhë.

Të dy kandidatët pas procesit të votimit, ndan në llogaritë e tyre në Facebook fotografi përkrah bashkëshorteve, ndërsa kërkuan nga qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e votës.