Bashkëshortët e shkurorëzuar, pas 28 vitesh i bashkon i bir, posa takon të atin

Annette Wensley dhe Duncan Gray, kishin rënë në dashuri në shikim të parë, kur u takuan në një garë makinash në Langfield të Anglisë.

Ata janë martuar pas dy vitesh dhe kanë sjellë në jetë një fëmijë.

Më pas janë ndarë për të jetuar në vende të ndryshme.

I biri tyre Stuart kishte kërkuar ndihmën e nënës që ta gjente të atin që kurrë se kishte parë.

Pasi u njoftua me të dhe e pajtoi me nënën, dyshja kanë vendosur të martohen dhe të jetojnë sërish bashkë, megjithëse kanë kaluar 28 vite.

“Ishte sikur të kishim qenë gjithmonë bashkë, sepse ende duhemi.

Gjithmonë më ka munguar, por kurrë nuk kam menduar se do ta shoh sërish”, ka thënë Wensley lidhur me rastin.

Ata kanë zhvilluar një ceremoni modeste, në të njëjtën pistë garash ku ishin takuar, ndërsa djali tyre ishte dëshmitari i kurorëzimit të tyre.