Bashkëshorti miliarder i Emina Çunmulaj bën gjest bujar për 15 mijë punëtorët e tij

Emina ka treguar veprimin që ka ndërmarrë burri i saj në këtë kohë të pandemisë.

Emina Cunmulaj ishte në lidhje live me “Opinion” mbrëmjen e kaluar.

Edhe pse është një situatë e vështirë dhe ajo pohoi me shaka se izolimi ka filluar t’i vijë në majë të hundës, shpreson se do kalojë sa më shpejt.

Emina shtoi se kohën e kalon me vajzat, duke u ushtruar fizikisht apo duke u marrë disa orë në ditë me skulpturë, kur vajzat flenë.

Modelja po ashtu zbuloi edhe një detaj të veçantë për bashkëshortin e saj dhe bizneset e tij.

“Burri im ka 15 mijë punëtorë në gjithë botën dhe i ka mbyllur për momentin.

Disa restorante janë lënë të hapura, por vetëm për ‘delivery’.

Ai është zemërmadh dhe është organizuar t’u japë punëtorëve një muaj pagesë falas dhe produkte ushqimore”, u shpreh ajo, duke marrë edhe komplimentet e Fevziut, i cili tha se duhen shumë biznesmenë të tillë në rastet kur njerëzit kanë nevojë.