Bashkëshortja e Kurtit më e pasura nga të gjitha gratë e liderëve kosovarë

Bashkëshortja e Albin Kurtit, Rita Augestad Knudsen, ka të ardhura më të larta vjetore nga të gjitha gratë e liderëve politikë kosovarë.

Megjithatë ajo së bashku me Kurtin dhe vajzën e saj jetojnë në banesë me qira.

Norvegjezja nga puna e saj që bën përfiton 46 mijë e 990 euro në vit.

Ajo po ashtu është pronare edhe një apartamenti 67 metra katror në Oslo të Norvegjisë që e bleu me kredi në vitin 2018 dhe vlera e tij është 400 mijë euro.

Kronika në vazhdim na tregon se çfarë të ardhura kanë gratë e liderëve kosovarë.

Këto të dhëna bazohen në deklarimet e bashkëshortëve të tyre, njofton Klan Kosova.

Shiko Videon: