Web Analytics
BallinaBaton Haxhiu: Albin Kurti e Hashim Thaçi janë takuar dy herë tjera,...

Baton Haxhiu: Albin Kurti e Hashim Thaçi janë takuar dy herë tjera, kanë folur gjatë

Drejtori i Klan Kosovës, Baton Haxhiu, thotë se Presidenti Hashim Thaçi dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti janë takuar edhe dy herë të tjera, përveç takimit zyrtar në Presidencë për konsultimet për formimin e Qeverisë.

Haxhiu, i cili është mik i presidentit Thaçi thotë se Kurti e Presidenti kanë pasur takime sekrete.

“Z. Thaçi dhe Z. Kurti janë takuar dy herë.

Dhe kanë biseduar gjatë”, është shprehur Haxhiu.

Haxhiu ka thënë se kjo ka ndodhur rishtas.

“Ata e dinë se cka kanë folur, unë nuk e di përmbajtjen, por megjithatë janë takuar gjatë.

Janë treguar korrekt, nuk e kanë bërë publike”, ka thënë Haxhiu.

Derisa Haxhiu ka raporte të mira me Presidentin Thaçi, me Kurtin e VV’në nuk i ka as afërsisht të ngjashme.

Lëvizja Vetëvendosje është deklaruar disa herë kundër publicistit, duke e akuzuar atë se është angazhuar për ta ndarë këtë parti, kur dolën në publik përçarjet mes grupit të Dardan Molliqajt me Albin Kurtin. /Express/

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,001NdjekësitNdjek

Të Fundit