Baton Haxhiu s’i përmban lotët, teksa përshëndetet me punëtorët e Klan Kosovës

Pas 11 vjetësh si drejtor i Klan Kosovës, Baton Haxhiu sot ka vendosur të mos jetë më në krye të këtij televizioni.

Ky largim siç duket, ka qenë emocionues për gazetarin e njohur.

Haxhiu sot në mëngjes ia kumtoi kolegëve dhe punëtorëve të tij lajmin se nuk do të jetë më pjesë e televizionit.

Në fjalimin që u përcoll me emocione të shumta, Haxhiu tha se Klan Kosova u ndërtua falë kontributit të tërë stafit.

Deri tash ai nuk ka treguar për arsyet e këtij largimi, ndërsa mbetet të shihet tutje rrugëtimi i tij.

Shiko Videon:

https://youtu.be/dT_Jwdlz_BA