BE e braktisi, Italia i kërkon Rusisë ndihmë. Putin: Nisim menjëherë avionët me pajisje mjekësore

Prej disa ditësh nuk reshtin mediat italiane dhe rrjetet sociale nga kritikat ndaj Bashkimit Evropian dhe SHBA se nuk e ndihmuan Italinë në këtë situatë emergjence të koronavirusit.

E sot, kryeministri italian ka kthyer sytë nga Rusia.

Ai ka bërë një bisedë telefonike me presidentin Vladimir Putin, informon Kremlini duke kërkuar ndihmë për situatën.

Mësohet se Putin ka konfirmuar dhënie ndihme urgjente me pajisje mjekësore që ka nevojë Italia.

Kremlini njoftoi se do të dërgojë avionë ushtarakë të ministrisë së Mbrojtjes ruse me ngarkesat e nevojshme mjekësore.

Gjithashtu do të shkojë dhe një ekip i zgjeruar profesionistësh.

Giuseppe Conte ka shprehur mirënjohjen që Rusia po e mbështet Italinë në këto momente të vështira. /noa.al/ Burimi kremlin.ru