Beatrix e Einxhel bëjnë deklaratat e papritura për njëra-tjetrën

Një marrëdhenie me ulje-ngritje ka qenë ajo e Einxhel dhe Beatrix brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Shoqëria mes vajzave u ndikua shumë nga tensionimi i Einxhel kundrejt Donaldit, një histori që degradoi në akuza personale, shkëndijat e së cilës nuk janë shuar ende.

Pas ndarjes së menjëhershme të Donald dhe Beatrix, shumëkush i kujtoi deklaratat e Einxhel që brenda shtëpisë nuk besonte aspak në ndjenjën e tyre.

Dhe më në fund, akujt janë shkrirë edhe publikisht.

Beatrix ka bërë deklaratën e papritur për Einxhel në Twitter ku mes tjerash shprehet:

“Einxhel ishte aty për mua kur askush tjetër nuk ishte ne kemi gabimet tona por në fund çfarë vlen janë qëllimet e mira prapa tyre, e dua me gjithë zemrën, ne jetojmë dhe mësojmë, kjo është moto”.

Nuk ka munguar replika nga Einxhel që ka deklaruar:”Unë vetëm doja të jesh e lumtur dhe këtë e doje për mua gjithashtu, jam e sigurtë për këtë sepse e kam parë në sytë e tu qindra herë dhe kjo është çka vlen për mua tash”.

Biseda është përmbyllur me Trixën që është shprehur se do ta përqafojë shumë në këto momente Einxhelin.