28-vjetori e ka gjetur Beatrix më të fortë dhe të pjekur, siç ka deklaruar vetë këngëtarja, e kujt i duhet një partner për ta djegur në ditëlindje kur surprizat e ëmbla mund të t’i bëjnë familjarët, miqtë dhe fansat?
Beatrix e ka pritur ditëlindjen në mesnatë mes njerëzve të saj më të dashur, me dhurata e duke fikur qirinjtë, në një video të publikuar në Instastory artistja shfaqet duke i fryrë qirinjve me vëllain e saj Albanin dhe nënën Antigonën.
Artistja duket në super formë, e buzëqeshur dhe paksa e emocionuar, ajo u shfaq e veshur me një fustan shumë seksi ngjyrë gurkali të hapur në pjesën e dekoltesë.
Beatrix i shtoi look-ut të saj një çantë të bardhë të vogël një byzylyk shumëngjyrësh dhe vathë ngjyrë floriri.