Beatrix Ramosaj merr vëmendje me dukjen në një fustan nusërie

Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, është mjaft aktive në rrjete sociale dhe shpërndan me ndjekësit imazhe e video të ndryshme.

Ajo shpesh bën njoftime lidhur me projektet e reja muzikore, ndonëse këtë kohë ka qenë mjaft e angazhuar.

E njëjta së fundmi ka befasuar fansat, teksa është shfaqur e veshur me një fustan të bardhë nusërie.

E njëjta ka mahnitur me këtë dukje, meqenëse nuk e kemi parë të shfaqet asnjëherë e tillë.

Kjo mbase ka të bëjë me një projekt të ri muzikor, të cilin besohet që do ta sjellë së shpejti, megjithatë, krijuesja e hitit “Faj” nuk ka zbuluar më shumë se për çfarë saktësisht bëhet fjala.

Ramosaj momentalisht është beqare që pas ndarjes nga aktori Donald Veshaj. /Telegrafi/