Bebe Rexha ka një lutje pasi miku i saj ndërroi jetë nga koronavirusi

Këngëtarja e njohur shqiptare me fame botërore, Bebe Rexha, ka njoftuar se ka humbur një nga miqtë e saj nga koronavirusi.

Bebe Rexha, e cila jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që gjithashtu janë përfshirë nga virusi COVID-19, ka një lutje për të gjithë.

“Kjo nuk është një shaka.

Një mik i një miku sapo vd.iq nga coronavirusi në moshën 45 vjeçe.

Qëndroni të sigurt në shtëpi dhe bëni detyrën tuaj.

Ju lutemi,” ka shkruar Bebe e cila ka disa fjalë për Trump.

Qeveria amerikane duhet të ndalojë pagesat me qira, pagesat e hipotekave dhe pagesat e shërbimeve, të paktën derisa virusi corona të jetë nën kontroll”, tha Rexha.

“Miliona Amerikanë janë të shqetësuar për mbajtjen e punëve të tyre dhe shtëpitë e tyre në vend që të qëndrojnë të sigurt”, ka shtuar ajo./Gazeta Express/