Bebe Rexha: Në djall gjërat materiale, një miliarder apo jo të gjithë do të kemi të njëjtin fund – gjashtë këmbë nën tokë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka ditë që nuk është parë të ketë qenë aktive në rrjetet sociale.

Duke marrë parasysh pandeminë e përhapur dhe panikun që është krijuar në mbarë botën për shkak të coronavirusit, artistja shqiptare vendosi që tek të dielën të publikojë diçka për fansat e saj.

Rexha ndau me ndjekësit në InstaStory disa imazhe, duke treguar se si po i kalon këto ditë izolimi.

Rexha ndau me ndjekësit në InstaStory disa imazhe, duke treguar se si po i kalon këto ditë izolimi.

Në disa prej postimeve, ajo tregonte se si në kohë të tilla nuk ka rëndësi se sa i pasur je – ne të gjithë do të kemi fundin e njëjtë.

Në vazhdim ju sjellim një pas një ato çfarë shkroi këngëtarja shqiptare me famë botërore.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

“Kohë si këto vënë gjithçka në perspektivë”.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

“Në vend që të nxirrja bananet e mia kafe të mavijosura, bëra copëza palëpetash me banane.

(Do ta postoj recetën)”.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

“Nuk do t’i përdor shishet e mia me ujë deri sa të jetë e nevojshme.

(Shpresojmë që jo)”.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

“Nuk i kam hequr mbetjet nga dreka”.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

“Tani shoh që të jesh në gjendje të jesh social dhe të rrish pa u sëmurë ose të sëmuremi të tjerët është një privilegj”.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

“Familja ime, miqtë e mi, qeni im, fansat e mi janë më të rëndësishmit për mua”.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

Në djall dizajnerët e çantave.

Në djall orët me diamante.

Në djall dizajnerët e takave.

Dua shëndet, lumturi dhe paqe.

.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

“Nuk me intereson kush je.

Një miliarder apo jo ne të gjithë përfundojmë në të njëjtin vend.

Gjashtë këmbë poshtë dheut”. /Telegrafi/