E hënë, 7 Tetor, 2024
14.4 C
Pristina

Bebe Rexha publikon foto ne prehrin e të dashurit

Këngëtarja e njohur shqiptare, Bebe Rexha, nuk ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale këtë fillim viti të ri, ndaj edhe ndjekësit e saj u habitën kur panë një seri fotosh të postuar në Instagramin e saj.

Artistja me famë botërore, si rrallëherë, përveç imazheve të vetes së saj, kishte përfshirë edhe shoqërinë, vëllain dhe të dashurin e saj.

Diku në një tjetër fotografi, Bebe u shfaq duke pozuar në prehrin e të dashurit, Keyan Safyari.

Çifti, i cili janë në lidhje prej më shumë se dy vitesh, gjatë muajit janar kanë shijuar së bashku një pushim dimëror në malet e Los Angeles-it dhe një prej fotografive të publikuara në Instagram, përfshin atë periudhë.

Ajo ka folur nëpër shumë media të ndryshme në lidhje me të dashurin e saj dhe ka vetëm fjalë të mira për të, madje ajo është shprehur se edhe familja e saj e dashuron atë po aq shumë sa vetë ajo.

“Ne e pëlqejmë këtë djalë, unë mendoj se ky është një djalë i mirë.

Ky djalë është i veçantë, ai është i dashur, ai kujdeset për mua, ai e kupton karrierën time dhe atë që bëj, familja ime e do atë.”– është shprehur këngëtarja.

Bebe Rexha ka kohë që nuk ka publikuar muzikë të re, por i ka paralajmëruar fansat se do të sjellë shumë shpejt diçka të re.

Shiko Foton:

Nga Rubrika