Bebe Rexha publikon video duke bërë lëvizje provokuese

Artistja shqiptare me renome botërore, Bebe Rexha, është në përfundim e sipër të albumit të saj më të ri, i cili do të dalë në shitje brenda pak muajsh.

Ajo ndërkohë po vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale, për t’i mbajtur fansat e saj të azhurnuar me më të rejat e saj në përditshmëri.

Së fundmi, bukuroshja me prejardhje shqiptare publikoi në INstaStory një video, ku shfaqej duke kërcyer me një nga hitet më të mëdha të viteve 90′.

Teksa kërcente me këngën “The Next Episode” të Dr.Dree dje Snoop Dogg, këngëtarja nuk nguronte të bënte lëvizje provokuese para pasqyrës.

Në një moment, ajo vuri në pah të pasmet e saj të bujshme, ndërsa dukej mjat atraktive dhe provokuese e veshur në me tuta të zeza.

Bebe Rexha ka treguar se i gjithë ky entuziazëm gjatë këtyre ditëve vjen nga fakti se ajo ka përfunduar punimet për albumin e saj të dytë në karrierë, të cilin mezi pret ta ndajë me fansat.

Artistja me origjinë shqiptare ka bërë me dije se koopertina e albumit do të zbulohet javën e ardhshme, teksa edhe një nga këngët hit të po këtij albumi, do të vijë shumë shpejt.

Ndërkohë, publiku tashmë veç ka në dorë një nga këngët e albumit të Bebe Rexhës, e cila është “Baby, I’m Jealous” që erdhi në bashkëpunim me DOja Cat dhe u prit jashtë mase mirë nga publiku.