Befasia e Gjikos dhe Elitës për Zërin është gjëja më e ëmbël që keni parë sot

Gjiko dhe Elita janë një nga çiftet më të njohura të showbizit shqiptar dhe ndër më të komentuarit në mediat rozë.

Javën e kaluar ata kanë regjistruar djalin e tyre, Zërin në çerdhe dhe prindërit po e përjetojnë me shumë emocione.

Sot, kanë vendosur që të dy bashkë ta marrin atë nga çerdhja dhe Gjiko ka incizuar reagimin e tij.

Zëri dukej se ishte shumë i gëzuar kur pa prindërit e tij dhe ju hodh atyre drejt në përqafim.

Çifti shumë shpejt pritet të bëhen prindër për herë të dytë të një vajze. /Kosovarja/