E diel, 8 Dhjetor, 2024
-1.7 C
Pristina

Befason Jonida, vendos sonte të moderoj spektaklin e Big Brother me dallamë

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Mesa duket sonte spektakli do të filloj me frymë festive për nderë të 28 nëntorit.

Këtë e ka treguar edhe prezantuesja e këtij emisioni Jonida Vokshi e cila ka publikuar disa foto.

Jonida, e njohur për stilin e saj të veçantë dhe energjinë pozitive, ka zgjedhur të veshë dallamën, një simbol i traditës kulturore shqiptare, duke e bërë natën edhe më të veçantë.

“Ndryshe sonte”, shkruan ajo në postimin e saj, duke sugjeruar se do të ketë diçka ndryshe në atmosferën e spektaklit këtë mbrëmje.

Përveç Jonidës, edhe banorët e shtëpisë shihen e veshur me veshje tradicionale.

Kjo tregon për përkushtimin e tyre për të ruajtur dhe promovuar kulturën shqiptare, veçanërisht në një ditë festimi si 28 nëntori, Dita e Flamurit. Veshja tradicionale, veçanërisht dallama, është një pjesë e rëndësishme e identitetit kombëtar dhe frymëzon ndjenja patriotike në këtë ngjarje.

Shiko fotot:

PROMO

Nga Rubrika