Prezantuesja e njohur, Roza Lati njëherësh një ndër personazhet më të përfolura në sezonin e tretë të BBV Albania është bërë virale në internet me një moment duke u lutur në anglisht.
Veprimi i saj nuk iu kishte ikur ndjekësve të BBVa, derisa kjo sekuencë ishte shpërndarë në dhjetëra faqe në rrjetet sociale.
“I dashur Zot.
Më pastro shpirtin, më pastro mendjen, më pastro trupin nga çdo gjë e errët.
Më jep dritë, që të ndjek ty!”, thoshte prezantuesja në anglisht.
Megjithatë, rituali i saj i lutjes në gjuhën angleze kishte zgjuar vëmendjen e shumë përdoruesve në rrjetet sociale, shumë prej të cilëve iu ishte dukur gjest qesharak nga ana e saj.
Videoja ka bërë xhiron në rrjetet e shumta sociale sa që ishte shpërndarë me të madhe në Instagram dhe në TikTok.
Veprimi i Latit duke u lutur në anglisht ishte bërë madje edhe ‘meme’ në mesin e shumë përdoruesve.