Bashkëshortja e futbollistit Lionel Messi, Antonela Roccuzzo ishte e pranishme në një nga ndeshjet e fundit të Inter Miami.
Pak minuta para se të zhvillohej ndeshja, ajo po bisedonte me partneret e Sergio Busquet dhe Jordi Alba-s kur David Beckham erdhi për t’i përshëndetur.
Fansat nuk mund të mos e dallonin reagimin e Antonelas ndaj Beckhamit që iu afrua.
Ndërsa disa fansa besojnë se ajo ishte vërtet e lumtur kur pa një mik të familjes, të tjerë e interpretuan atë si një pamje admirimi.
Shiko videon:
Te entiendo Anto, es David Beckham pic.twitter.com/BB94EOyise
— kai (@UntalKaiser) September 29, 2023