Behgjet Pacollit i lëshohet leja për aterim në Prishtinë

Deputeti Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur se ka marr leje për aterim në Prishtinë.

Ai ka shkruar se nuk e di pse ka pasur nevojë për këtë inskenim.

Tutje Pacolli thotë se e gjithë kjo e bën të pasigurt në Kosovë.

“Tani me treguan se eshte leshuar nje leje per aterim ne Prishtine.

Nuk di cka ka pas nevoje per krejt kete inscenim.

Nuk di pse ka pas nevoje per “kecnime”.

Gjithë kjo me bënë te ndihëm i pasigurt ne vendin tim!”, ka shkruar ai.