Bëhu prind të cilin fëmija nuk do ta shohë si barrë që e pengon në jetë

Sigurisht secili prind dëshiron që fëmija i tij të jetë një nga më të dalluarit dhe shpesh herë duke u munduar ta bëjnë më të mirën ata në fakt gabojnë.

Shumica e prindërve veçanërisht baballarët mundohen të qeverisin fëmijët e tyre, qysh në moshë të hershme, të kenë autoritet në vendimet e tyre, të kenë fuqi mbi ta, edhe kur ata do të jenë burra.

Qysh prej vegjëlisë ata i shohin fëmijët si një objekt mbi të cilin do të punojnë dhe në fund do ta shfaqin një njeri “të krijuar” krejtësisht siç deshën vetë ata.

Një fëmijë krejtësisht i vogël, i ndrojtur, i frikësuar jashtëmase nga babai mizor që ushtron trysni, dhu-në dhe qortime të vazhdueshme, sigurisht që pa vullnetin e tij s’do të ketë mundësi tjetër veç se duke u zvarritur do të ndjekë hapat e babait.

John Locke, tregon shumë qartë se është absolutisht e ndaluar që të pengosh fëmijën drejt vetë-krijimit të tij, prindi duhet ta ndihmojë fëmijën të orientohet në rrugëtimin e tij jetësor, dhe jo ta pengojë atë të shprehet e të veprojë atë që zemra e tij dëshiron.

Ne duhet të jetojmë në mënyrë racionale, ta kemi lirinë tonë, të kemi pasionet tona, dëshirat tona, dhe jo të jetojmë në trysni të vazhdushme duke plotësuar pasionet dhe dëshirat e prindit.

Baballarë të rreptë, që cili mendon se fëmijës duhet t’i japim vetëm frikë dhe frikë e asgjë tjetër, duke menduar se kështu e mban fëmijën në binarë, dhe duke thënë se dashuria duhet të jepet vetëm pasi ai të jetë formësuar si individ, po gaboni.

Mos harroni se dikur këta binarë do t’i kap ndryshku dhe do të këputen.

Atëherë do të jeni ju prindërit humbës, që fëmijën tuaj të dashur e dërguat në humnerë.

Gjithsesi ata dikur do të lirohen nga ankthi i juaj, do ta kenë këtë pjesë thjesht si një ëndërr të keqe.

Dhe janë zgjuar, tashmë është koha e tyre të tregojnë se kush janë ata në të vërtetë.

Mos lejoni që fëmijët tuaj të kenë urrejtje ndaj jush.

Është një nga dëshirat jetësore të fëmijës të ketë prindin në çdo hap të tij e të mos e shohë atë si barrë që ia vështirëson jetën.

Bëhu prind shembull i fëmijës, ai të cilin fëmija do të dëshirojë ta ketë model.

Bëhu prindi që lejon fëmijën të ketë personalitetin e tij, të formësuar me ndihmën tuaj, por jo domosdoshmërisht ashtu siç e kishit menduar ju.

Bëhu prindi për të cilin fëmija thotë: “Këtu ku jam sot, jam falë prindit tim, falë përkrahjes së tij, dashurisë dhe përkushtimit të tij.

I jam falenderues për aq kohë sa frymoj”. Nga Adriana Latifi/supergrate.net/