Bekë Berisha për Albin Kurtin: E shikojnë 100 mijë kinezë, mashtrim optik e virtual

Kandidati për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Bekë Berisha, i ka komentuar rezultatet zgjedhore të 14 shkurtit.

Berisha në Klan Kosova tha se të gjitha partitë përjetuan rënie përveç Lëvizjes Vetëvendosje.

Sa i përket AAK-së ai tha se janë në nivelin e njëjtë të votave.

Ky ishte një trend tek të gjitha partitë përveç Lëvizjes Vetëvendosje.

Partitë e tjera kanë pasur rënie.

LDK ka ra përgjysmë, PDK ka pasur rënie, një parti se ka kaluar pragun, ne si Aleancë e kemi mbajtur kryesisht atë nivel, jemi kthyer në atë nivelin bazë në themelet tona, që i kemi të forta por kësaj radhe nuk i kemi 20 mijë vota”.

Kandidati për deputet i AAK-së theksoi se Vetëvendosje ka zhvilluar fushatë mediatike duke ofruar dezinformata për qytetarët.

“Ka qenë një fushatë e eg.ër mediatike, e kushtueshme e një partie politike se do t’i marrë të gjitha me dezinformata se Vetëvendosja ka me i marrë 7 mijë përqind e 500 mijë deputetë.

Populli dikur mendoj ashtu”.

Bekë Berisha ndër të tjera tha se ndryshimi duhet të ndodh duke mashtruar.

Është mirë që ka ndodhur ndryshimi, por populli e humbi interesimin.

Kur ndodh ndryshimi nuk duhet të ndodh me mashtrim por duhet të ndodh natyrshëm.

Mashtrimi është prej fillimi me shikueshmëri.

Për shembull 100 mijë kinezë e shikojnë Albin Kurtin, duke lënë përshtypje se 100 mijë njerëz po e shikojnë në Kosovë.

Këso mashtrimesh optike dhe virtuale”./Express/