Milot Rashica është startues sot në ndeshjen Dusseldorf-Werder Bremen.
Werder Bremen në kuadër të Bundesligës është duke zhvilluar ndeshjen me Duseldorf dhe në 11-shen e parë padyshim është edhe talenti kosovar Milot Rashica.
Në tribunat e stadiumit të Dusseldorf është e pranishme edhe bashkëshortja e Milotit, Belkizi, për ta përkrahur nga afër burrin e saj në këtë ndeshje të vështirë.
Çifti i kishte dhënë fund beqarisë gjatë verës, dhe në media flitet se dyshja tani janë edhe në pritje të fëmijës së parë. /Lajmi.net/