“Bëni ëndrrat realitet”, Ronaldo publikon foto krah Georginës nga jahti super-luksoz

Ronaldo publikoi foto të reja nga jahti super-luksoz.

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez tash e sa ditë po shijojnë pushimet në jaht.

Dyshja kanë sjellë disa fotografi të realizuara në jaht, përmes së cilave tregojnë se po i shijojnë në maksimum këto pushime.

Së fundi, ishte Ronaldo ai që publikoi foto krah Georginës, teksa fokusin e vë tek jahti i tij luksoz dhe shkruan një mesazh për të gjithë.

“Bëni ëndrrat e juaja realitet, gjithmonë me shoqëri të veçantë” , kanë fjalët e futbollistit.

Pas tij, Georgina solli pamje brenda jahtit, ku shfaqet duke i shërbyer desert futbollistit, teksa kishte fustan të kuq. /Lajmi.net/