Web Analytics
BallinaUncategorizedBëni kujdes nga parfumi. Ja pse është i dëmshëm

Bëni kujdes nga parfumi. Ja pse është i dëmshëm

Shmangeni sa më shumë përdorimin e parfumit. Fragrancat janë të dëmshme për shëndetin, por edhe për punën tuaj.

Ky është përfundimi i një studimi të publikuar në ‘Air Quality, Atmosphere & Health’.

Për të arritur në këto rezultate, shkencëtarët kanë ndërmarrë një studim të gjerë në SHBA, duke vëzhguar 1136 të rritur.

Fragrancat përfshijnë deodorantet, produktet e kujdesit vetjak (sapun, dezinfektant duarsh, locion, shampo) dhe sigurisht parfumet dhe kolonjat.

Studimi zbuloi se 99,1 për qind e personave ishin të ekspozuar ndaj fragrancave të ndryshme të paktën një herë në javë, nga përdorimi vetjak ose nga të tjerët përreth tyre.

Ata e bëjnë botën të vijë erë trëndafil, por fatkeqësisht 34, 7 për qind e personave të sipërpërmendur shfaqnin probleme shëndetësore si migrenë, probleme të lëkurës, astmë apo vështirësi në frymëmarrje kur ekspozoheshin ndaj këtyre produkteve.

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,001NdjekësitNdjek

Të Fundit